12.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Gjobiten katër investitorë të ndërtimeve të larta për mosrespektim të plotë të ligjit të ndërtimit

Gjatë inspektimit të ndërtimeve të larta në qytetin e Malishevës, inspektorati komunal, sot i ka dënuar katër investitorë të këtyre ndërtimeve, për mosrespektim të plotë të ligjit ndërtimit, përkatësisht të nenit 35, pikat 2.1 dhe 2.2, për poseduesit e lejeve të ndërtimit.

Inspektorati komunal në Malishevë, të prirë nga drejtoresha e kësaj drejtorie, Besartë Kryeziu-Ramaj, sot e ka zhvilluar një aksion për inspektimin e këtyre ndërtimeve në qytet, ndërsa sipas drejtoreshës, inspektimi do të jetë i vazhdueshëm, edhe për ndërtimet tjera.

“Inspektimi do të jetë i vazhdueshëm për të gjitha ndërtimet që bëhen dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohet mos respektimi i ligjit të ndërtimit”, ka thënë drejtoresha Kryeziu-Ramaj.

Më Shumë

Arrestohet një person i dënuar me mbi një vit burg në Prizren

Një person i kërkuar me urdhër-arrest është arrestuar në një pikë kalimi kufitar dhe më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg. Sipas...

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Rahovec

Një person është arrestuar nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Rahovec, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi dhe...

Lajmet e Fundit