3.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Malishevë: U shënua katër vjetori i rënies së heroit Sami Thaçi

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati u mbajt organizimi i ceremonisë përkujtimore me rastin e katër vjetorit të rënies së heroit Sami Thaçi, veteran i luftës dhe ish zyrtar policor, i cili ra në krye të detyrës, në shërbim të vendit, ku morën pjesë në këtë përvjetor edhe struktuar nga Kuvendi Komunal,Kryesuesi, Argjend Thaçi, drejtorët, Arbëreshë Krasniqi, Blerim Thaçi, Sylë Dukolli, përfaqësues të policisë nga niveli qëndror, regjional e ai lokal, si dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së e shumë qytetarë, e ish luftëtarë të Samiut, miq e familjar.

Me intonimin e himnit kombëtar dhe ati shtetëror filloi edhe ceremonia e nderimit të jetës dhe veprës së Sami Thaçit, në përvjetorin e katër të rënies në krye të detyrës, në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës e cila garanton lirinë dhe jetën për të gjithë qytetarët e vendit.’

Kështu u shpreh në fjalën e rastit Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe vazhdoi” Ju e nderuar familje e Sami Thaçi, sot dhe sa të jetë Kosova, ndihuni krenar për birin tuaj që përmbushi detyrat madhore dhe kombëtare për luftën çlirimitare të Kosovës që u rreshtua si i ri bashkë me shokë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si dhe pas lirisë së Kosovës, mori detyra në policinë e Kosovës, që do të thotë, vazhdoi sigurinë, lirinë, jetën dhe lëvizjen e qytetarëve, ku do në territorin e Republikës së Kosovës si dhe me përkushtim mbrojti ligjishmërinë dhe kushtetushmërinë e vendit, deri sa ra edhe në krye detyrës për këto qëllime dhe parime njerëzore e shtetërore për qytetarët e vet, përfundoi Kastrati.

Po në këtë ditë të rënies së heroit të Kosovës, Sami Thaçi, u përurua edhe vepra e autorës, Fatmire Berisha, me titull ‘ Heroi me dy Uniforma”, ku sipas recensentit, Pajazit Krasniqi e redaktorit, Hazir Luta, vepra përshkruan në plotni të bëmat e heroi me emrin Sami, që bërë çdo gjë në luftë e paqë vetëm e vetëm që, Kosova dhe qytetarët e sajë të janë të lirë kudo në vendin e tyre, ata u shprehen ‘Heroizmi i një luftëtari dhe një heroi në liri , janë gërshetuar e shkrirë në librin ‘Heroi me dy uniforma’,ku pasqyron jetën dhe veprën e një njeriu, i cili pothajse tërë jetën e tij e vuri në shërbim të atdheut’.

Në këtë ngjarje, folën edhe Reshat Murseli, Përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Metush Kryeziu, nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së , familjar dhe në fund autorja , Fatmire Berisha, ku falënderoj gjithë ata që kontribuan, që vepra sot të jetë në duar të lexuesëve, kurse për të pranishmit, këngëtari, Fatmir Berisha këndoi këngën për Sami Thaçin.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Më Shumë

Kryetari i Rahovecit njofton për vdekjen e veprimtarit të UÇK-së, Sabri Popaj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar sot me pikëllim të thellë për vdekjen e veprimtarit dhe ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të...

Rruga e paasfaltuar, banorët e Krushës së Madhe kërkojnë zgjidhje

Banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit janë ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se rruga në këtë vend është e paasfaltuar...

Lajmet e Fundit