Mallorca arrin marrëveshje me Lazion për Muriqin

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi do të kthehet te skuadra e Mallorcas.

“La Repubblica” ka raportuar të mërkurën se Mallorca ka arritur marrëveshjen me Lazion për transferimin e Muriqit.

Thuhet se klubi spanjoll ka ofruar dhjetë milionë euro plus bonuse për Muriqin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Lazios, Maurizio Sarri.

28-vjeçari në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ishte i huazuar te Mallorca dhe ndihmoi ekipin ta sigurojë mbetjen në La Liga edhe për edicionin 2022/23. Ai shënoi katër gola dhe bëri tri asistime në 15 paraqitje në kampionatin spanjoll dhe bindi Mallorcan me paraqitjet që tregoi.

Muriqi ka kontratë me Lazion deri në verën e vitit 2025.

Më Shumë

Mbahet edicioni i 22-të i Festivalit “Fluturat”, promovohen talentet e reja në Prizren

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Prizren u mbajt edicioni i 22-të i Festivalit për Fëmijë Fluturat, një ngjarje tradicionale...

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Lajmet e Fundit