24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Manchester City të gatshëm për shitjen e Sterling-ut

Drejtuesit e klubit të Manchester City-t, nuk e kanë ndërmend ta humbasin me kosoto zero futbollistin e tyre, Raheem Sterling.

Futbollistit 26-vjeçar i skadon kontrata në verën e vitit 2023 me Manchester-in dhe sipas raportimeve të fundit ai nuk ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin, pasi që ka shprehur haptas pakënaqësinë me minutat në fushë.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Marca”, klubi nga Manchester-i janë të gatshëm ta shesin futbollistin anglez që në afatin kalimtar të janarit.

Sipas këtyre burimeve, klubi që dëshiron shërbimet e sulmuesit 26-vjeçar, duhet të paguajë në arkat e “qytetarëve” shumën e 80 milionë eurove.

Mediat spanjolle raportojnë se klubi që më së shumti interesohet për shërbimet e Sterling-ut është Barcelona, por ata po përballen me një krizë financiare, që do ta kenë të vështirë të paguajnë këtë shumë.

Kujtojmë që Sterling u transferua nga Liverpool-i në Manchester City gjatë verës së vitit 2015, për shumën e 64 milionë eurove.

Gjatë kësaj periudhe në Manchester, futbollisti me prejardhje nga Xhamajka ka luajtur në 302 ndeshje në të gjitha garat, ku ka kontribuar me 115 gola dhe 88 asistime.

Vlera e Raheem Sterling, sipas “Transfermarkt” është 90 milionë euro.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Nait Hasani: Lamtumirë, Daja Dani!

Fjala e Nait Hasanit para familjarëve, shokëve dhe miqve në varrimin e ish- të burgosurit politik, ish-ushtarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të TMK-së, Ramadan...

Komuna e Prizrenit apelon për kujdes ndaj zjarreve

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që po mbizotëron në rajon, Komuna e Prizrenit ka ngritur alarmin për rrezikun në...

Lajmet e Fundit