Ndonëse kanë kaluar dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në vend, Kosova ka mbetur ende pa institucionet e saj, kjo pasi që dy partitë ish-opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk kanë arritur të merren vesh për postin e presidentit, madje edhe takimet e tyre i kanë rralluar pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës, kryetar kuvendi.
Analisti politik, Ramush Tahiri në një deklaratë për Periskopin thotë se marrëveshja mes dy partive politike nuk do të arrihet as javën e ardhshme, teksa shton se po blehet kohë me shtyerjen e afateve të caktuara.
“Nuk pres arritje të marrëveshjes këtë javë, brenda javës. Takimi që bëhet me presidentin, mund të ndodhë që mbahen 2-3 takime deri sa të përcaktohet me u nominu emri i kandidatitPo blehet kohë, nuk po dihet pse po blehet kohë se nuk po dihet kujt po i duhet kjo kohë se në fund prapë detyrohen me shku në zgjedhje se nuk ka marrëveshje”, ka thënë ai për Periskopin.
Ai nuk sheh asnjë pengesë mes këtyre partive për ta arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje dhe se çështjet si ndarja e posteve, i quan qesharake.
“Unë nuk shoh asnjë pegesë mes VV-së dhe LDK-së që sot me e bë marëveshjen. Nuk shoh asnjë pengesë. Pengesa krejt qesharake është që dikush e ka një ministër më pak apo më shumë, edhe më qesharake është ajo nga segmenti ligjor e kushtetues, me pretendu tash me e marrë postin e presidentit”, thotë Tahiri.
Sipas Tahirit, interesi personal brenda partive po e shkakton pengesën. Ai shprehet se VV dhe LDK po i bëjnë bllokadë njëra tjetrës për ndarjen e pozitave, për çka shton se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë ligjore ose kushtetuese.
“Interesi personal ose interesi i supozuar i dikuj brenda partisë ose për të ardhmen e tij, po shkakton pengesëAjo që më duket brengosëse është kryeneçësia për pozita dhe më duket që po i bëjnë bllokadë njëri tjetrit. Oferta është dhënë, LDK duhet të përcaktohet, ta marrë ofertën ose të japë një ofertë të veten, por që përnjëmend lidhet mes zgjedhjes kushtetuese dhe ligjore sepse nëse këto i anashkalon mbetet shija e keqe e kësaj marrëveshje, që nuk është në interes Kosova por një interes partiak”, ka thënë ai
Sipas tij, LDK-ja është ende e pavendosur sepse nuk e ka të qartë përfaqësimin e saj në institucionet e ardhshme. Tahiri nuk e përjashton mundësinë e shkuarjes në zgjedhje.
“LDK-ja nuk e ka shumë të qartë konceptin e qeverisjes me VV-në, sepse i ka dilemat e kaluara. Githashtu nuk e ka shumë të qartë përfaqësimin e saj në qeveri dhe institucionet shtetëroreEkziston edhe një mundësi, mundet me shku me një qeveri të gjerë dhe për një vjet me i bë disa reforma të caktuara, që ndoshta do ishte mirë”.