Prizren, një biçiklist goditet nga vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren, ku një biçiklist është goditur nga një veturë.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur biçiklistin-viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur të martën në ora 11:50./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit