Maturantët e Gjimnazit “Loyola” vizitojnë selinë e OKB-së në Vjenë

Enver Sulaj

Vjenë, 22 mars

Gjatë qëndrimit njëjavor në Vjenë e vizitave të shumta këtu, maturantët e Gjimnazit gjerman “Loyola” nga Prizreni qëndruan dje në selinë e Kombeve të Bashkuara në këtë metropol evropian. Nxënësit u njohën me historikun e themelimit, funksionimin dhe misionin e OKB-së.

Ata, poashtu ndoqën disa video-materiale lidhur me misionet paqësore në botë, rreziqet e ndryshimeve klimatike dhe punën e agjensive të OKB-së. Në kryeqytetin e Austrisë nxënësit kanë vizituar Pallatin perandorak Schonbrun, Operën prestigjioze të Vjenës, Muzeun Botëror ku ruhen shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut, Katedralen e Shën Stefanit dhe institucionet tjera të rëndësishme kulturore e historike, që tërheqin vazhdimisht vizitorë nga mbarë bota.

Aktualisht në Vjenë studion një kontigjent i theksuar studentësh nga Kosova, shumë prej tyre edhe nga Gjimnazi “Loyola”, të cilët po arrijnë rezultate të dalluara në jetën akademike vjeneze.

Më Shumë

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

Lajmet e Fundit