12.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Mbappe ndihet i lumtur që do të qëndrojë në Paris

Kylian Mbappe ka refuzuar në mënyrë sensacionale Real Madridi-n, për të nënshkruar një kontratë të re me Paris Saint-Germain.

23-vjeçari dhe shefi i PSG-së Nasser Al Khelaifi e bëri njoftimin në stadiumin e “Parc des Princes” të shtunën në vend të mëngjesit të së dielës në TV francez siç ishte planifikuar.

Kylian Mbappe do të qëndrojë në Paris Saint-Germain dhe ka nënshkruar një marrëveshje të re deri në vitin 2025.

PSG-ja postoi fillimisht një video të shkurtër të Mbappe-s – i cili shënoi dy gola në 30 minutat e para kundër Metz-it – duke qëndruar në çatinë e stadiumit me mesazhin: ‘Historia jonë është e shkruar… Ky është Parisi’.

Postimi mblodhi dhjetëra mijëra pëlqime brenda pak minutash pasi u publikua.

Mbappe u prezantua më pas para turmës së tij në shtëpi përpara ndeshjes me Metz dhe tha: “Jam vërtet i lumtur që vazhdoj aventurën këtu në Paris Saint-Germain. Të qëndroj në Paris, qyteti im”.

“Shpresoj se do të vazhdoj të bëj me ju të gjithë… dhe të fitojmë tituj së bashku! Faleminderit shumë”, shtoi Mbappe.

Një deklaratë e mëtejshme e Mbappe në faqen e PSG-së thoshte: “Doja të njoftoja se kam zgjedhur të vazhdoj kontratën time me Paris Saint-Germain, dhe sigurisht që jam shumë i lumtur për këtë”.

“Jam i bindur se këtu mund të vazhdoj të rritem brenda një klubi që i jep të gjitha mjetet për të performuar në nivelin më të lartë”, shtoi francezi.

“Jam gjithashtu shumë i lumtur që mund të vazhdoj në Francë, vendi ku linda, u rrita”.

“Dëshiroj të falënderoj Presidentin Nasser Al-Khelaifi për besimin, mirëkuptimin dhe durimin e tij”.

Për të gjithë mbështetësit e Paris Saint-Germain, në Francë dhe në mbarë botën Mbappe tha se “Së bashku, të bashkuar dhe ambicioz do të bëjmë më shumë magji”.

Kujtojmë që Mbappe ishte fare pranë transferimit në Real Madrid. Madje një lëvizje e tillë konsiderohej e përfunduar, ku 23 vjeçari refuzoi shumë oferta nga ana e klubit parisien.

Megjithatë, sulmuesi francez zgjodhi në fund që të qëndrojë në klubin e Parisit.

Mbappe është pjesë e PSG-së që nga viti2018, kur u transferua nga Monaco për shumën e 140 milionë eurove.

Ai deri më tani ka realizuar 217 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e PSG-së, prej të cilave ka shënuar 171 gola.

 

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Sonte në Prizren, finalja e parë mes Bashkimit dhe Trepçës

Super finalja e “Play-off”-it është qershia mbi tortë e këtij edicioni të ProCredit Superligës. Në finale do të përballen Bashkimi dhe Trepça, përkatësisht vendi i...

30 vjet nga rënia e heroit kombëtar, Besim Ndreca

Sot më 3 maj janë bërë 30 vjet nga rënia në Malësi të Re të heroit kombëtar, Besim Ndreca. Patrioti mbetet një nga figurat më...

Lajmet e Fundit