Ekskluzive: Ja sa komandantë do të gjykohen në Gjykatën Speciale

UCK UCKGjykata Speciale do të funksionalizohet më së largu në vjeshtën e këtij viti dhe ajo do të trajtojë disa prej udhëheqësve kryesorë të UÇK’së, thonë burime të Gazetës Express. Të njëjtat kanë saktësuar se numri i komandantëve që pritet të merren nga kjo gjykatë nuk do të jetë aq i madh.

Një zyrtar i lartë qeveritar ka treguar për Gazetën Express se drejtuesit e Taskë Forcës së BE’së që po përgatit krijimin e Gjykatës Speciale tashmë iu ka treguar afërsisht numrin e të dyshuarve për krime lufte dhe profilin e tyre.

“Gjatë takimeve me zyrtarët e kësaj trupe, na është thënë se Gjykata duhet të trajtojë disa raste specifike”, ka thënë zyrtari i Qeverisë që foli në kushte anonimiteti.

Ambasadorja amerikane ka thënë se kjo gjykatë do të merret me 10 raste, ndërohë mediat kanë spekuluar se numri i të dyshuarve mund të jetë mbi 100.

Por zyrtari do foli për Express tha se numri do të jetë shumë më i vogël.

“Bëhet fjalë për fare pak të dyshuar”, ka thënë ai.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit