24.4 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Mbeturina dhe demolim i këndit të lojërave për fëmijë në Nashec

Mbrojtja e natyrës dhe e pronës së përbashkët publike është përgjegjësi e çdo qytetari.

Këto pamje janë nga pika turistike e sapo inauguruar në Nashec, mbeturina dhe demolim i këndit të lojërave për fëmijë.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe pemë

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, tha se është i sigurtë që këto nuk i kanë bërë fëmijët, por persona të pandërgjegjshëm të të cilëve iu pengon e mira, e bukura dhe e përbashkëta.

Ai falënderoj ekipet e Ekoregjionit që kanë dalur dhe kanë pastruar hapësirat, “por demolimet tek këndi i lojërave dhe të pjesëve tjera vështirë rregullohen, andaj duhet t’i mbrojmë ato së bashku”.Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Sipas tij Prizreni është qytet i kulturës dhe shumica jemi për të bukurën.Do ta mbrojmë natyrën e bukur të Prizrenit, duke i izoluar keqbërësit. E mira, do ta mund të keqen”.

Mund të jetë një imazh i pemë dhe ambiente të jashtme

 

Më Shumë

Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në vend, të dominuar nga kushte kryesisht me kthjellime e diell....

Albi Shpuza zyrtarisht pjesë e Prizrenit

Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Albi Shpuza, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër si përforcim për edicionin e ri. “Nga talentet më të spikatura...

Lajmet e Fundit