11.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Mbi 400 mijë kosovarë kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti, shuma totale e tërheqjes afër 200 milionë euro

Në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës është duke vazhduar aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të parave nga Trusti pensional.

Deri më tani rreth 413 mijë qytetarë kanë aplikuar për tërheqjen e këtyre parave. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.

Demi ka thënë se shuma totale e tërheqjes deri tani është rreth 191 milionë euro.

“Deri tash kanë aplikuar rreth 413 mijë kontribuues dhe kanë përfituar rreth 191 milionë euro”, u shpreh Demi.

Ai ka bërë të ditur se afati i fundit për aplikim për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti është 6 prill 2021. Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit ka filluar më 11 dhjetor 2020.

Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë COVID-19.

Qeveria e Kosovës me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin Pensional parasheh kompensimin e mjeteve të tërhequra në vlerë nën 10 mijë euro. /Telegrafi/

Më Shumë

Në Epopenë e UÇK-së, Malisheva nderon dhe vlerëson sakrificën e familjes Jashari

Sot në Komunën e Malishevës, me aktivitete të ndryshme zyrtare, ka filluar shënimi i manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, duke dëshmuar kështu nderimin dhe respektin...

Pensionohet gjyqtari Hashim Çollaku

Pas një përvoje pune prej njëzetegjashtë (26) vjetësh në gjyqësor, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Hashim Çollaku ka arritur moshën e pensionimit. Kryetari Totaj ka...

Lajmet e Fundit