10.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Mbi 550 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në institutit në laboratoret private, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 117 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Sipas institutit, numri total i rasteve pozitive është 14.027 raste nga 53.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 556 raste të vdekjes.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.431 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.040. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Pejë 9 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Ferizaj, Han i Elezit, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, figurës poliedrike të historisë dhe kulturës shqiptare

Sot përkujtohet përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, një prej personaliteteve më të mëdha dhe më të gjithanshme të historisë shqiptare. Poet, përkthyes,...

Dominim total: Bashkimi i pamëshirshëm ndaj Trepçës

Bashkimi ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 82:42, në kuadër të Superligës së Femrave në basketboll, duke dominuar takimin nga fillimi...

Lajmet e Fundit