24.8 C
Prizren
E martë, 30 Maj, 2023

Mbyllen tri ndeshjet e Superligës, fitojnë Ballkani, Llapi e Prishtina

Të tre favoritet e tri xhirove të sotme të Superligës së Kosovës në futboll arritën t’i marrin pikët e plota.

Ballkani fitoi derbin përballë Gjilanit, duke mbajtur gjallë luftën për titull ndaj ekipit tjetër gjilanas, Dritës.

Golin e parë e shënoi Korenica në minutën e 19-të, ndërsa për rezultatin final (2-0) u përkujdes Albion Rrahmani, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq, ndonëse ishte favorit, Llapi e pati punë të vështirë kundër Malishevës, fitoren ndaj së cilës e arriti tek në minutën e 87-të të takimit me golin e Riveras.

Kurse, Prishtina arriti që me rikthim rezultati t’i rrëmbejë tri pikë të plota ndaj Trepçës ’89.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mitrovicasit ku Muja në minutën e 29-të të takimit shënoi për 0-1, rezultat ky që mbylli pjesën e parë.

Ndërsa, në minutën e 53-të, ishte Prapashtica ai që barazoi shifrat, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Pllana e kaloi Prishtinën në epërsi, njofton Klankosova.tv.

Pllana shënoi golin e dytë personal në minutën e 65-të për rezultatin 3-1, ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Shefiti në minutën e 84-të.

Pas xhiros së 27-të, Ballkani kryeson tabelën me 54 pikë, Gjilani është në pozitën e tretë me 40, Prishtina në të katërtën me 38, dy më pak ka Llapi që është në pozitën e pestë, Malisheva me këtë humbje pozicionohet e shtata me 29 pikë, kurse Trepça me po aq pikë sa Malisheva është në pozitën e tetë.

Më Shumë

Qytetari dënohet me 200 euro pasi hodhi mbetje inerte në hapësirë publike në Suharekë

Një qytetar është dënuar me 200 euro gjobë për hedhje të mbetjeve inerte në hapësirë publike në Komunën e Suharekës. Këtë e ka bërë të...

Hajnat vjedhin stoli ari në Prizren

Hajnat kanë arritur të vjedhin të gjitha stolitë në një  shtëpi në rrugën  "Haxhi Krasniqi” në Prizren. Ata kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë, duke...

Lajmet e Fundit