Mbyllet rruga në Brezovicë, ndalohet qarkullimi deri me këtë datë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se sot do të fillojë asfaltimi i segmentit të rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit

Në njoftim bëhet e ditur se rruga është e pakalueshme deri më 23 tetor.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga sot, 20 Tetor (E Mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit. ?Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km. Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00 (E Shtunë)”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit