8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Mbyten dy adoleshentë në Osum, njëri prej trupave ende në kërkim

Kishin shkuar për tu larë, por nuk janë kthyer më. Dy adoleshentë janë mbytur në ujërat e Osumit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth 20:30 në vendin e quajtur “Pllakat”.

Sipas policisë viktimat janë dy të rinj 15 dhe 16 vjeç identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. Policia ka gjetur sendet personale të njërit prej adoleshentëve.

Njëri prej trupave është gjetur nga banorët e zonës dhe është dërguar në morgun e spitalit, ndërsa trupi tjetër është ende në kërkim.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur polumbarët dhe forcat RENEA të cilët do vihen në kërkim të trupit të adoleshentit.

Mësohet se dy të rinjtë kishin shkuar në lumë për tu larë./Ora

Më Shumë

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Lejson Zeqiri i Bashkimit shpallet MVP i publikut

Lejson Zeqiri, basketbollist i Bashkimit, është shpallur MVP i publikut nga ndjekësit e rrjeteve sociale të FBK-së, pas paraqitjes së tij ndaj Borës. Zeqiri realizoi...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit