4.6 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

“Më kishte ofruar deri 10,000 euro”, prezantuesi i njohur befason me postimin për Burdushin

Hysri Peqani, i njohur si Burdushi ishte arrestuar dje nga policia.

Hysri Peqani apo siç njihet në popull Burdushi, po akuzohet për katër veprimtari të jashtëligjshme, të cilat sipas kodit penal të Republikës së Kosovës mund t’i kushtojnë të paktën me 12 vjet burgim.

Prokurori Petrit Kryeziu në një bisedë për Gazetën Express tha se bastisja në shtëpinë e Burdushit është bërë për shkak të dyshimeve për shmangie nga tatimi dhe mashtrim. Por gjatë gjetjes së gjësendeve të ndryshme brenda shtëpisë së tij ai po dyshohet edhe për dy vepra penale si: Armëmbajtje pa leje dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarive mjekësore.

E pas këtij arrestimi erdhi edhe postimi nga prezantuesi i njohur, Fehmi Ferati.

“Burdushi nëse zbulon sa para i ka dhënë (blerë) moderatorëve që e kishin “ftuar” në emisione për qëllim promovimi…do të çuditeni! Pas një emisioni që e kisha ftuar duke e ironizuar dhe mahitur për kotësinë e tij ekzorciste, e kishte kuptuar më vonë kundërefektin. Pas kësaj mua me ofronte prej 5000€ deri 10.000€ nëse e ftoj në emision me kushtin që pyetjet duhet shtruar sipas kerkeses së tij!”, ka shkruar Ferati.

D


Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/me-kishte-ofruar-deri-10-000-euro-prezantuesi-i-njohur-befason-me-postimin-per-burdushin-596216/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

FC Prizreni shpallet “Klubi i Dalluar i Vitit 2025”

FC Prizreni është vlerësuar me çmimin “Klubi i dalluar i vitit 2025” në ceremoninë “Laureatët 2025”, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport...

Vjedhje e rëndë në Prizren, një personit i grabiten para të gatshme e stoli ari nga vetura, policia heton rastin

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Prizren, ku një personit i janë vjedhur para...

Lajmet e Fundit