8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Media sllovake për ndeshjen pas humbjes: “U shembëm si një shtëpi prej letrash”

Fitorja e madhe e Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratisllavë ka marrë jehonë të gjerë edhe në mediat sllovake, të cilat e kanë pranuar me tone të ashpra humbjen dramatike të kombëtares së tyre.

Mediumi sllovak Sportovy ka shkruar se ekipi vendas u dorëzua plotësisht në pjesën e dytë, duke e cilësuar paraqitjen si një kolaps total.

“Ëndrra e Kupës së Botës është zhdukur. Sllovakët u shembën si një shtëpi prej letrash në pjesën e dytë”, shkruan kjo media, duke komentuar përmbysjen e Kosovës dhe rezultatin përfundimtar 4:3.

Kosova arriti të rikthejë gjithçka në pjesën e dytë të ndeshjes, duke treguar vendosmëri dhe karakter përballë një kundërshtari të fortë në transfertë.

Me këtë fitore, “Dardanët” janë kualifikuar në finalen e play-off-it për Kampionatin Botëror, ku do të përballen me Turqinë më 31 mars në Prishtinë. Turqia siguroi finalen pasi mposhti Rumaninë me rezultat 1:0.

Kjo fitore e rëndësishme e afron Kosovën edhe më shumë me realizimin e ëndrrës për pjesëmarrje në një Botëror, ndërsa reagimet nga mediat ndërkombëtare konfirmojnë impaktin e madh të këtij suksesi./KultPlus.com

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se presidentja Vjosa...

Sot Dita Ndërkombëtare e Poezisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Poezisë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO) nga viti 1999. Kjo datë...

Lajmet e Fundit