Mediat serbe komentojnë veprimin e Haskukës mbi heqjen e fotografisë së Hashim Thaçit

Kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka, nga partia opozitare Lëvizja Vetëvendosje, hoqi imazhin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga zyra.

Ai vendosi një foto të Adem Jasharit në vend të Presidentit Hashim Thaçi.Ky ndryshim u regjistrua në fotografitë e publikuara nga deputetja Mimoza Kusari-Lila nga një takim i mbajtur në kabinetin e kryetarit të komunës së Prizrenit, kur kolegët e partisë arritën ta përgëzonin për marrjen e detyrës së re.

Haskuka është kryetari i dytë i një komune në Kosovë, i cili fotografinë e Thaçit e hoqi nga zyra e tij, raporton “b92”, transmeton Periskopi.Xhafer Tahiri ishte i pari që kishte hequr fotografinë e Hashim Thaçit duke e zëvendësuar me fotografinë e Hasan Prishtinës.Adem Jashari ishte themeluesi dhe udhëheqësi i UÇK’së. Hasan Prishtina ishte një politikan shqiptar, i lindur në vitin 1873 në Vushtrri, në vilajetin e atëhershëm të Kosovës të Perandorisë Osmane

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit