27.2 C
Prizren
E shtunë, 6 Shtator, 2025

Mehmeti: Lista e zgjedhjeve do të përbëhet nga njerëzit me vlera

FatmirMehmeti-ldk-dragashKryetari i Degës së LDK-së në Dragash, Fatmir Mehmeti, garanton se në listën e zgjedhjeve të nëntorit do të përfshihen kandidatët e rinj dhe ata që deri më tash kanë treguar suksese. Ai tha se Kryesia e LDK-së do të nxjerrë një pasqyrë të performancës edhe për këshilltarët e deritashëm të Asamblesë Komunale.
“Unë personalisht kam ndjekur të gjitha mbledhjet e Asamblesë dhe kam një pasqyrë të saktë të performancës së këshilltarëve. Këtë performancë do ta prezentoj para Kryesisë që të ketë një udhërrefyes të qartë”, tha Mehmeti për “PrizrenPress”.

Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash,në mbledhjen e fundit ka diskutuar për këtë çështje. Mehmeti tha se 10 asambleistët kanë treguar suksese në Asamblenë Komunal. “Në mbledhjen e fundit kemi diskutuar për këtë çështje dhe kemi bërë një analizë të punës së 10 asambleistëve nga sesioni i zgjedhjeve të fundit. Kryesia ka vlerësuar të suksesshme punën e asambleistëve altual të partisë sonë, por nuk kemi marrë vendim për zyrtarizimin e kandidaturave të tyre në zgjedhjet e ardhshme. Është qëndrim unanim i yni se ndër kriteret esenciale për asambleistët tanë do të jetë profesionalizmi, suksesi permanent gjatë viteve, dhe mundësia e involvimimit të sa më shumë eksperteve të lëmive me interes lokal”, tha Mehmeti.

Sipas tij, LDK-ja është e përcaktuar që në përzgjedhjen e kandidatëve për këshilltarë komunalë të përfillet kriteri profesional dhe ai meritor. “Aktivistët e LDK-së janë pajtuar që të angazhohen maksimalisht në shfrytëzimin e potencialit elektoral”, tha Mehmeti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hasani e Balje dakordohen për qëndrime të përbashkëta në Kuvend

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, ka zhvilluar sot një takim me deputeten Duda Balje. Sipas fotografisë që ka siguruar...

Ballkani shënon fitoren e parë të sezonit

Ballkani ka marrë tri pikët e para të sezonit 2025/26 në Albi Mall Superligë, duke mposhtur si mysafir Ferizajn me rezultat 3-1, raporton PrizrenPress. Golat...

Lajmet e Fundit