5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Menaxhmenti i UPZ-së, heshtë për skandalet e profesorëve

Menaxhmenti i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka zgjedhur heshtjen për skandalet dhe arrestimin e dy profesorëve të Fakultetit Juridik të këtij institucioni. Pavarësisht arrestimit të dy profesorëve të dyshuar për keqpërdorim dhe fajde, menaxhmenti i UPZ-së deri më tash nuk ka thënë asnjë fjalë.

“PrizrenPress” ka tentuar disa herë të kontaktojë me Rektorin e UPZ-së, Ramë Vatajn, por ai nuk është lajmëruar në telefon.

Dy profesorë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, dhe një “sekser”, dje kanë përfunduar në pranga të policisë në Prizren.

Profesori B.Z. është arrestuar nga policia pasi që dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërkaq profesori tjetër B.A. bashkë me “sekserin” e E.S. dyshohen për fajde.

I arrestuari B.Z. pos që është profesor në Fakultetin Juridik, njëherit është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të UPZ “Ukshin Hoti”, ndërsa personi i dytë është profesori i të njëjtit fakultet, B. A.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Sylë Hoxhaj ka konfirmuar se arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi gjashtëmujor që prokuroria dhe policia kanë bërë ndaj tre të dyshuarve.

“Profesori B.Z. dyshohet se ka shpërdoruar detyrën zyrtare në Universitetin e Prizrenit, ndërsa profesori tjetër B.A. dhe qytetari E.S. dyshohen se janë përfshirë në fajde”, tregon Hoxhaj.

Ai nuk ka pranuar të japë detaje më të hollësishme rreth arrestimit të tre personave me arsyetimin se “hetimet janë ende duke vazhduar”.

Burimet e “PrizrenPress”-it brenda UPZ-së, bëjnë të ditur se profesori B. Z. dyshohet se ka kushtëzuar studentët me nota, ndërsa B. A. për shitje të notave.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren Sylë Hoxhaj, ndërkaq ka ftuar të gjithë qytetarët që nëse kanë dëshmi të ndonjë rasti të kësaj natyre t’i lajmojnë në organet e drejtësisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Kryetarja Emra: Gjykata e Prizrenit nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në një intervistë në “Tempus” foli edhe për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota,...

Lajmet e Fundit