Fahri Musliu
Të gjithë e lavdërojnë dhe i gëzohen mërgatës, edhe pushteti, edhe tregtarët edhe qytetarët (familjarët) veçmas gastronomia (hotelieria) por duket se kjo është artificiale.
Sepse si mund të shpjegohet ndryshe kur pikërisht në muajt e qëndrimit të tyre në Kosovë shumë lokale të gastronomisë e hoteljerisë, dyqane tregtare dhe taksitë e shumtë (këtu e kam fjalën për qytetin e Prizrenit për çka kam prova), i ngrenë çmimet prej 20 deri 50 e më shumë për qind.
Kohë e plaçkitjes si çdo pushim i mërgatës. Me që nuk u besoja fjalëve dhe ankesave të shumta, vendosa të bindem vet. Një ditë duke frekuentuar shumë kafeteri e restorante (qebaptore) e ëmbëltore në qendër të qytetit, në disa nga to, pash çmime të ngritura: kafeja standarde esspreso nga 1.20 ishte 1.50 deri 2.5 euro, pijet e ndryshme po ashtu ishin ngritur por edhe ushqimi e ëmbëlsirat. Bie fjala një sferë e akullores nga 0, 80 kishte shkuar në 1.80 euro.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Ngjashëm është edhe me shërbimet me taksi me përjashtim të tri kompanive kryesore. Nga hotel Theranda deri tek godina e Entit për Punësim, në largësi rreth 1 km, më herët paguaja rrumbullak 2.00 euro sa është starti dhe 1 km vozitje. Para tre dite taksistit (një burrë në moshën rrth të 60-tave), që nuk e kishte ndezur taksimetrin, në arritje në cak ia dhash 5 euro dhe ai mi ktheu 1.5 euro, dmth shërbimin e pagoi 3.5 euro. Kur i thash, më fal por kjo kushton 2 euro e jo 3.5, më tha: “po bre bac por tash është koha me fitue diçka se besa jem në krizë”. Dhe fitimi me plaçkitje, apo?
Çka nëse tash i thërras inspektorët?
Të lutëm mos se edhe ashtu skam leje. E disa taksist tjerë e kanë ndryshuar startin në taksimetër nga 2 në 5 ero…Ka edhe dukuri tjera të këqija që po ndodhin edhe në vendkalimet kufitare e veçmas në shërbimin e sigurimeve të makinave të mërgimtarëve.
Të gjithë këto janë në emër të mirës e ardhjes për mërgimtarët, e këtë tagër po e paguajnë edhe banorët rezident të qytetit. Shtrohet pyetja: sa është kjo e ndershme (a po këta ti quaj matrapaz e aplikojnë logjikën e tregut tëlirë) dhe pse inspektoratet përkatëse komunale nuk aktivizohen dhe nuk marrin masa përkatëse ndaj këtyre dukurive që po përsëriten çdo vit gjatë pushimeve të mërgatës, jo vetëm verës por edhe në pushimet dimërore?
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren