14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Merkel: S’do të ketë falje borxhi për Greqinë

Kancelarja Angela Merkel ka përjashtuar përsëri mundësinë e faljes së një pjese të borxhit masiv të Greqisë prej gati 320 miliardë eurosh, gjë për të cilën palët e ndryshme mendojnë se do të ishte e padobishme pa një ristrukturim domethënës.

Duke folur për televizionin gjerman, Merkeli theksoi se falja e borxhit do të përbënte shkelje të ligjit të BE-së.

“Një falje e borxhit prej 30 deri në 40 për qind nuk mund të ndodhë në një bashkim monetar. Nëse çdo vend do të vepronte kështu me vendet që kanë edhe borxhet më të vogla ndër shtetet e euros, do të hynim në një gjendje të pashpresë”, tha ajo.

Megjithatë, kancelarja gjermane tha se është e hapur për të diskutuar mbi mënyrat për të ulur barren e borxheve të Athinës.

“Para së gjithash, Greqisë i janë ofruar lehtësira. Kreditorëve privatë iu lejua një shkurtim vullnetar i borxhit. Më pas, ne zgjatëm periudhën e kredive dhe ulëm normat e interesit. Ne mund të shqyrtojmë përsëri masa të tilla, pasi ato janë pjesë e mandatit”, theksoi Merkel.

Merkel i bindi javën e kaluar ligjvënësit gjermanë të japin mbështetjen e tyre për një paketë shpëtimi financiar për Greqinë.

Ndonëse 19 udhëheqësit e eurozonës kanë rënë dakord për një marrëveshje ndihme për Athinën, hollësitë e kësaj marrëveshjeje janë duke u diskutuar tani.

Diskutimet pritet të zgjasin katër javë dhe do të përfshijnë objektivat ekonomike dhe reformat që vlerësohen si të nevojshme për Greqinë, në këmbim të marrjes së 85 miliardë eurove gjatë tre vjetëve të ardhshëm.

Gjatë fundjavës, ministrat e rinj në qeverinë e kryeministrit Aleksis Tsipras bënë betimin, përpara fazes së re të negociatave për paketën e re të ndihmës.

Më Shumë

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Lajmet e Fundit