20.8 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Mesazhi i eurodeputetëve për Serbinë: Nëse s’e pranoni marrëveshjen me Kosovën, do të bëheni si Irani i Evropës

Deputetët e Parlamentit Evropian ua kanë bërë të qartë homologëve të tyre në Parlamentin e Serbisë se çfarë mund të ndodhë nëse Serbia nuk është konstruktive në arritjen e një “marrëveshjeje finale” gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në bazë të propozimit të Bashkimit Evropian.

“Nëse marrëveshja nuk pranohet, Serbia nuk do të jetë një ishull, por një shtet sikurse Irani në Evropë”, tha një eurodeputet, raporton rrjeti ballkanik i lajmeve N1.

Eurodeputetët raportohet të kenë thënë se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimin me “pesëshen e madhe” më 20 janar i është thënë se hyrja e Serbisë në BE mund të arrihet në vitin 2030 dhe se kjo paketë duhet të zbatohet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ligjvënësit e BE-së diskutuan nivelin e harmonizimit të Serbisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, me theks të veçantë mosrespektimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë ndërsa shprehën shqetësimin për rënien e mbështetjes publike për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe investimet e Rusisë dhe Kinës në Serbi.

Ndryshe, delegacioni i Parlamentit Evropian për dialog ndërpartiak, i udhëhequr nga Vladimir Bilçik dhe Matjaz Nemec, qëndruan për vizitë në Serbi të premten ku kanë biseduar me deputetë në Kuvendin e Serbisë.

Më Shumë

Ngjarja tragjike me tre viktima në Malishevë, Kastrati ngushëllon familjen Berisha: Presim sa më shpejt të zbardhen shkaqet

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me tragjedinë që ka ndodhur në këtë qytet ditën e sotme, ku si pasojë e një...

Drita drejt finales, fiton gjysmëfinalen e parë ndaj New Basket

Drita e Gjilanit e ka fituar përballjen e parë gjysmëfinale të play off-it në Ligën e parë. Ekipi gjilanas triumfoi ndaj New Basketit, pas një...

Lajmet e Fundit