“Messi, eja te ne!”, një telefonatë shton zërat e merkatos

Lionel Messi dhe Barcelona janë drejt “divorcit”, ndërkohë që klube të tjera po mundohen të përfitojnë dhe ta bindin argjentinasin për të nënshkruar me ta. Manchester City është një nga klubet që e do sulmuesin.

PSG gjithashtu interesohet për yllin katalanas. Gjithsesi nuk do të jetë e lehtë për të nënshkruar me të, edhe për faktin që ka një çështje për të zgjidhur me Barcelonën. City i ofron kontratë 5-vjeçare dhe aty do të gjente trajnerin Pep Guardiola dhe mikun e tij Kun Aguero.

Nga ana tjetër nga Franca Messi ka marrë një telefonatë nga Neymar dhe Angel Di Maria, të cilët i kanë kërkuar mikut të tyre të bashkohet me ta te PSG. Në horizont është edhe Interi, që nuk heq dorë nga ëndrra për ta pasur Messin në ekip.

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit