8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Messi te Interi?Gazeta italiane zbulon të vërtetën

Sipas mediave në Itali, rivaliteti i Messit me Ronaldon mund të vazhdojë në Serie A.Pas kalimit të Ronaldos te Juventusi, tashmë edhe Messi ka filluar të përflitet për një kalim të tij në kampionatin italian.

Gjatë ditës së djeshme, në mediat botërore filluan të qarkullojnë zërat se Messi një ditë mund të bëhet lojtar i Interit.Rreth një transferimi të mundshëm të argjentinasit te zikaltrit u deklarua Marco Tronchetti Provera, pronari i Pirellit, sponzori i Interit prej një kohe të gjatë.

“Shpresoj se Suning, pasi ta lejojë Financial Fair Play, do të bëjë një blerje të madhe”, tha Tronchetti Provera.“Messi? Si mund t’i thuani jo Messit”.Kurse, tashmë media e njohur italiane, Tuttosport, ka bërë të ditur se pronarët e klubit, Suning, mund të bëjnë një ofertë “monstruoze” për ta transferuar pesë herë fituesin e Topit të Artë. /Insporti.com

Më Shumë

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Albulena Haxhiu: Don Kelmend Spaqi, meshtar dhe patriot që i shërbeu njerëzimit në kohët më të vështira

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën...

Lajmet e Fundit