13.6 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Mevludin Mazreku zgjedhet kryetar i ri i Degës së PDK-së në Malishevë

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Malishevës, ka mbajtur sot Kuvendin zgjedhor ku ka zgjedhur kryetarin e ri të saj.

Pas një gare fer e demokratike, ndërmjet Mevludin Mazrekut dhe Hashim Vrenezit, delegatët me shumicë votash zgjodhën Mazrekun për të udhëhequr me Degën e PDK-së në Malishevë.

Në emër të Kryesisë qendrore të PDK-së, punimet e këtij kuvendi zgjedhor i përshëndeti nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili. I cili tha se PDK po reformohet e po hapet anekënd Kosovës për të ndërtuar vizionin e ri, për të ardhmen e vendit.

Ismaili e ka falënderuar kryetarin e deritashëm të PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, për punën e palodhshme, ndërsa ka ftuar Kryetarin e ri të degës që të punojë shumë për reformat e nevojshme për të ndërtuar ekipin dhe programin e duhur për të ardhmen e Malishevës.

Ndërsa, kryetari i ri i PDK-së në Malishevë, Mevludin Mazreku, pasi mori besimin e delegatëve, i ka falënderuar të gjithë për besimin e dhënë dhe u zotua se bashkë me të gjithë aktivistët e degës, do të punojnë në konsolidimin e plotë të strukturave përkatëse.

Mazreku tha se Komuna e Malishevës prej shumë vitesh ka stagnuar së zhvilluari dhe vazhdon të qeveriset pa plan e ide për zhvillim e transformimin që i duhet.

“PDK si parti e cila ka brenda vetës njerëz me përvojë e kompetencë, do të jetë pranë qytetarëve të Malishevës dhe do të ofrojë programin më të mirë dhe njerëzit e duhur për të fituar zgjedhjet e ardhshme dhe për ta ndryshuar gjendjen e stagnimit në këtë komunë” ka thënë Mazreku.

Mazreku po ashtu tha se vizioni i tij për degën e PDK-së në Malishevë është hapja ndaj ideve të reja dhe ndaj profesionistëve të rinj të cilët i ftoi t’i bashkohen këtij rrugëtimi për të ardhmen e Malishevës.

 

Më Shumë

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj paradës ushtarake turke në Prizren

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj shfaqjes së një parade ushtarake nga ushtria turke në Prizren, ku janë përdorur simbole dhe elemente të epokës osmane. Në...

Në Rahovec vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon avancimin e...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit