8.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Migrimi i më i madh jashtë vendit është nga të rinjtë

Migrimi i te rinjevePersonat që më së shumti migrojnë jashtë shtetit të Kosovës, janë të rinjtë e moshës ndërmjet 15 e 24 vjec, ndërsa më pak migrojnë ata që kanë njohuri lidhur me politikat e Bashkimit Evropian për migrim.

Kështu thuhet në Analizën e publikuar sot nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Në këtë studim të Grupit për Studime juridike dhe politike, janë përdorur të dhënat nga anketa “Perspektiva Evropiane e Kosovës”, e cila është përgatitur nga zyra e BE-së në Kosovë në vitin 2012.

Nga kjo analizë del se të prirë për megrim janë të rinjtë e moshës 15 deri 24 dhe ate për shkaqe socio ekonomike. Delfinë Elshani, nga ky grup tha se instrumentet politike duhet të përqëndrohen kryesisht në zgjerimin e mundësive për punësim e të rinjëve.

Ndër rekomandimet kryesore të kësaj analize për qeverinë e vendit është edhe hartimi i një strategjie informative e cila njofton qytetarët lidhur me politikat e BE-së mbi migracionin.

Qeveria po ashtu duhet ta ketë prioritet punësimin në vende rurale ngase personat nga këto zona janë më të prirurit për të migruar.

Ndërkaq kohët e fundit qytetarët e Kosovës kanë shfrytëzuar Beogradin si portë për të kaluar prej aty në ndonjë vend të BE-së dhe për të kërkuar azil, e sidomos pas marrëveshjes së Kosovës me Serbinë për lëvizjen e lirë. Si destinacion kryesor për migrim, konsiderohet Hungaria pastaj Gjermania dhe vendet Skandinave.

Më Shumë

Bashkimi udhëton sonte në Prishtinë

Sonte zhvillohet dueli i fundit i xhiros 25 në elitën e basketbollit kosovar. Në kryeqytet Prishtina e pret Bashkimin, në një sfidë që pritet të...

Shpallje të pavlefshme nga Kenan Idrizaj

Kenan Idrizaj, shpall të pavlefshme diplomat e mëposhtme: Diplomën e Fakultetit Juridik (Bachelor) – Kolegji "Fama". Diplomën Master, drejtimi: E Drejta Penale – Kolegji "Fama". Diplomën Master,...

Lajmet e Fundit