Milan i rikthehet pistës Belotti

Andrea Belotti prej datës 1 korrik është lojtar i lirë në tregun e transferimeve, pasi përfundoi kontratën me Torino-n.

Sulmuesi italian ka qenë prej kohësh pjesë e listës së dëshirave të Milan-it të Stefano Pioli-t.

Pas disa tentativave të dështuara para pak sezonesh, kuqezinjtë i janë rikthyer pistës Belotti tashmë.

Ardhja e mundshme e Belotti-t do të shërbejë për të mbuluar “humbjen” e Zlatan Ibrahimovic-it. Për shkak dëmiti, suedezi do të mungojë për një kohë të gjatë, gati shtatë muaj.

 

Ish-lojtari i Torino-s dhe Palermo-s, Belotti, numëron 270 paraqitje në Serie A italiane, ku ka realizuar 106 gola dhe 27 asistime.

Gjithashtu, sulmuesi numëron 44 paraqitje me Kombëtaren e Italisë, ku ka shënuar dhe 12 gola.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit