Ministri Bytyqi: Nuk do të lejojmë që SBASHK-u të bëhet institucion paralel i MASHT-it

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, duke iu referuar SBASHK-ut ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të lejohet krijimi i institucioneve paralele pasi që në këtë mënyrë vendi do të futej në një rrugë pa krye.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, duke shtuar se nuk i takon sindikatës të arsimit që të bëjë thirrje për moskompensim të orëve të humbura gjatë grevës.

“Kur i marrim në konsideratë orët që i kemi të përcaktuara me ligj, vërejmë se orët e zhvilluara deri më tani janë nën normën e dëshiruar”.

“Sindikata ka filluar të marrë kompetenca që nuk i takojnë. Në këtë situatë, kanë filluar mësimdhënësit të bëjmë pyetje se cili është roli i sindikatës. Nëse ne lejojmë që të kemi institucione paralele, atëherë do të futemi në një rrugë pakrye”.

“Nëse SBASHK-u bën thirrje që të mos kompensohen orët e humbura atëherë nuk e di se si të quhet tjetër përveçse një ‘institucion paralel i MASHT-it’. Sindikata nuk është organ që merr vendime”.

“Ne kemi kërkuar nga të gjitha palët që ta plotësojnë normën e orëve të humbura gjatë grevës. Jam shumë optimist se kjo gjë do të arrihet dhe i bëj thirrje sindikatës që mos ta pengojë këtë gjë”.

“Arritja e normës së orëve të mësimit është obligim ligjor dhe nuk është çështje dëshirash. Nëse sindikata mendon se ne nuk kemi të drejtë atëherë këtë gjë do ta thotë vendimi i gjykatës”.

Më Shumë

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit