14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Ministri Gashi reagon për keqtrajtimin e artistëve të Kosovës nga autoritetet serbe

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e konsideron të turpshëm dhe të papranueshëm keqtrajtimin e artistëve nga Kosova të cilët do të merrnin pjesë në festivalin “Mirdita – Dobar dan” që do të mbahet në Beograd.

“Keqtrajtimi dhe maltretimi psikik që u është bërë artistëve nga Kosova nga autoritetet serbe në kufi, që po udhëtonin për në Beograd është një akt që turpëron shtetin e Serbisë dhe është në raport të kundërt me dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe i përkeqëson edhe më tej relacionet fqinjësore”, tha ministri Gashi.

“Njerëzit e artit dhe të kulturës përmes veprimtarisë së tyre krijuese kanë për qëllim të ndërtojnë ura mes kulturave dhe qytetërimeve dhe shtetet duhet të krijojnë politika lehtësuese për artistë e jo të pengohen në aktivitetet e tyre. Nevojitet që edhe Serbia të largohet nga mendësia e vjetër e të pengojë artistët nga Kosova dhe jo vetëm ata, që të realizojnë aktivitetet e tyre”, reagoi ministri.

“Përmes veprimeve të këtilla të autoriteteve serbe, marrëveshjet që arrihen në Bruksel për lëvizje të lirë dhe ndërtim të raporteve të mira mes Kosovës e Serbisë, dëshmojnë se Serbia nuk është e gatshme t’i respektojë dokumentet që nënshkruhen në Bruksel dhe me këtë rast si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i bëj thirrje edhe autoriteteve evropiane që të analizojnë këtë rast por edhe rastet tjera të mëhershme kur autoritetet serbe pengojnë artistë e sportistë të Kosovës të marrin pjesë në ngjarje që organizohen në Serbi dhe të bëjnë trysni ndaj autoriteteve serbe”, tha ministri.

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për praktikë profesionale të nxënësve në Prizren

KRU "Hidroregjioni Jugor" dhe Shkollës së Mesme Teknike, Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të angazhimit të...

Kryeprokurori i Prizrenit pret në takim përfaqësuesit e Odës Regjionale të Avokatëve të Prizrenit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin Labinot Jetishi, kanë zhvilluar sot një takim pune me Kryetarin e Odës...

Lajmet e Fundit