Zyrtare: Prishtina transferon kapitenin e Lirisë

Prishtina ka siguruar shërbimet e Meriton Korenicës nga klubi i Lirisë.

21-vjeçari që sezonin e fundit ishte kapiten i ekipit nga Prizreni, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga kryeqyteti.

Ish-futbollisti i Rahovecit, Shkëndijës nga Tetova dhe Metallurgut nga Maqedonia dhe i Lirisë së Prizrenit ka shprehur kënaqësinë e madhe që do të jetë pjesë e ekipit të klubit më të madh në vend.

“Nuk ishte zgjedhje e vështirë. Prishtina është klub i madh i cili reprezenton sfida të mëdha për gjithë futbollin kosovar. Ky është po ashtu hap i radhës i madh në karrierën time. Falënderoj FC Prishtinën për mundësinë që të jem pjesë e shtëpisë së kampionëve. Bashkë me Plisat do të arrijmë shumë triumfe, suksese në garat evropiane, Kupën e Kosovës dhe patjetër, rikthimin e titullit të kampionit në kryeqytet. Do të luftojmë në çdo front, për secilin trofe”, ka thënë Korenica.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit