Ministri Kujtim Gashi, në vizitë zyrtare në Hungari

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës, Kujtim Gashi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Hungari.

Ai, gjatë kësaj vizite, në takime të ndara, ka takuar Csaba Balogh, Sekretar i Shtetit për Administratë, dhe Istvan Joo, Komisionar Ministror.

“Në këto takime biseduam për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona me projekte konkrete, veçmas me projektet që kanë të bëjnë me fushën e sportit, konkretisht, për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar në Kosovë”, ka shkruar Gashi në Facebook, transmeton “PrizrenPress”.

“Në takimin me Sekretarin e shtetit Hungarez Csaba Balogh dhe me Komisionarin Ministror z. Istivan Joo, biseduam për finalizimin e një marrëveshje e cila do t’i hapte rrugë mbështetjes financiare përmes kredisë së butë që Qeveria e Hungarisë mund ta ndihmon realizimin e këtij projekti kapital sportiv”.

“Republika e Kosovës do të vazhdojë partneritetin me shtetin mik të Hungarisë, duke realizuar edhe projekte të tjera jo vetëm ne fushën e sportit, por edhe në ato të kulturës dhe trashëgimisë kulturore”.

“Mbetemi të përkushtuar që projekti për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të fillojë nga viti i ardhshëm”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Lajmet e Fundit