Ministri Kujtim Gashi i premton mbështetje “Agimit” të Prizrenit

Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi ka vizituar sot Shoqërinë Kulturore Artistike “Agimi”.

Gjatë kësaj vizite, ai është ka njoftuar për vendimin që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka marrë rreth përfshirjes së veprimtarisë së ShKA ‘Agimi’ në listën e përkohshme të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

“Urova anëtarësinë e gjerë të kësaj shoqërie kulturore dhe të gjithë atyre që dhanë kontributin e tyre për shumë dekada në Shoqërinë ‘Agimi’.”, tha Gashi.

“Po ashtu, u zotova që kjo shoqëri kulturore, përshkak të veprimtarisë së bujshme që ka dhënë gjatë shtatëdhjetë viteve, do të këtë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme timen si ministër, por edhe të MKRS-së”.

“Bashkëbiseduam edhe për problemet që ekzistojnë tash e një kohë të gjatë me disa anëtarë të cilët nuk pajtohen me zhvillimet në këtë shoqëri kulturore”.

“ U dakorduam që të fillojmë një dialog të ri për ta tejkaluar këtë ndasi dhe për të funksionuar shoqëria si një organizatë kulturore e bashkuar, pa probleme organizative”.

“Dialogun dhe takimet mes tyre do t’i lehtësojmë deri në tejkalimin e keqkuptimeve mes tyre dhe arritja e marrëveshjes e cila do t’i tejkalonte problemet e panevojshme, duke elimininuar keqkuptimet eventuale”.

“Dua ti falënderoj të gjithë ata që e mirëpriten iniciativen tonë dhe shprehen gatishmëri për vazhdimin e takimeve, deri te zgjidhja e problemeve ekzistuese”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit