22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Ministria e Financave ka një njoftim të rëndësishëm për pensionistët

Pas lehtësimit të masave dhe zbutjes së situatës pandemike, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin e gjerë si dhe të gjithë përfituesit e skemave pensionale, në veçanti, që gradualisht ka filluar me procesin e lajmërimit të përfituesve të skemave pensionale, me qëllim të verifikimit.

Në fazën e parë, kërkohet që përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive të paraqiten në objektet e Departament të Pensioneve në regjionet ku jetojnë. Lajmërimet do të bëhen në orarin dhe kategorizimin si në vijim:

Nga data 21 qershor deri më datën 15 korrik 2022 do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që nuk janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19;

Nga data 18 korrik deri më datën 31 gusht do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19.

Në rastin e paraqitjes, pensionistët duhet të prezantojnë faturat e rrymës të vendbanimit të tyre.

Në rast të qëndrimit me qira, së bashku me faturën e rrymës duhet të prezantohet edhe kontrata e qirasë.

Më Shumë

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Lajmet e Fundit