4.9 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Ministria e Kulturës në Prizren në objekte të huazuara për 15 vjet

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, kanë miratuar propozimin e kryetarit Mytaher Haskuka për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave në pronësi komunale me qëllim të bartjes së një pjese të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qytetin e vjetër.

Kësisoj me shumicë votash KK-ja e Prizrenit ka obliguar kryetarin Haskuka që të nënshkruajë me MKRS-së kontratën mbi shfrytëzimin e objekteve të ish-Rektoratit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” në qendër të qytetit, dhe të Internatit (Xhandarmërisë) në lagjen e “Terzinjve”.

Ndonëse Haskuka i kishte propozuar Kuvendit që kohëzgjatja e dhënies në shfrytëzim pa kompensim të këtyre ndërtesave të jetë 10 vjet, pas diskutimeve në seancën e rregullt të Kuvendit, anëtarët e këtij organi janë dakorduar që kjo periudhë të jetë 15 vjet me mundësi vazhdimi. Vendimi në fjalë është përshëndetur nga drejtuesit e MKRS-së, të cilët kanë bërë të ditur se tashmë është hapur rruga për jetësimin e premtimit për bartjen e MKRS-së në Prizren.

Zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ua kishte premtuar prizrenasve qysh në fushatën elektorale të qershorit të vitit të kaluar. Më pas atë e kishte shpalosur Kujtim Gashi, në ditën e dytë si ministër i Kulturës në shtator, e në fillim të tetorit e kishte miratuar edhe Qeveria e Kosovës/koha ditore/

Më Shumë

Hapen regjistrimet për turneun Alley-Oop në Prizren

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për turneun Alley-Oop 3x3, i cili do të zhvillohet më 31 janar 2025...

E shtuna me shi, e diela me ngrica – java e ardhshme më ftohtë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava në Kosovë parashikohet të jetë kryesisht vranët, shoqëruar me reshje shiu dhe bore. IHK për të shtunën njofton...

Lajmet e Fundit