-5.2 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Ministria ndan 1.5 milion euro për stadiumin e qytetit në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ku edhe kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për financimin e projektit të stadiumit të qytetit “Rexhep Rexhepi” sipas kritereve të përcaktuara nga UEFA, pra të kategorisë së dytë.

Ne kuadër të këtij memorandumi i cili është tri vjeçar (2018-2019-2020), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit merr përsipër financimin e këtij projekti ne vlerën prej 1 milion e 500 mijë euro për periudhën tre vjeçare, kurse Komuna e Drenasit për tre vitet sipas këtij memorandumi do të marrë përsipër financimin në vlerën prej 370 mijë.

Sipas njoftimit për media të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se edhe për ndërtimin e stadiumit nacional do të japë kontributin e tij në punimet që të ndërtohet sa më shpejt.

“Biseduam për fushën e sportit dhe për fushën e rinisë dhe kulturës. Nënshkruam marrëveshje për vazhdimin e stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’ ku i zhvillon përgatitjet klubi shumë i suksesshëm. Ne si Drenas kemi shumë ekipe, edhe të futbollit të vogël si Feniksi që është shpallur kampion. Jemi me dy klube në Superligë0. Po provojmë të bëjmë ekipin e futbollit edhe të femrave dhe shpresoj që të kemi sukses. Jemi pajtuar që t’i përshpejtojmë punimet në ‘Rexhep Rexhepi’”, tha kryetari Lladrovci duke premtuar para ministrit Gashi se për të gjitha procedurat për zhvillimin e punimeve në stadiumin nacional do të jetë i gatshëm për kontributin e ndërtimit të tij.

Lladrovci i ka kërkuar ministrit Gashi edhe për ndërtimin e projektit të Shtëpisë së Kulturës në Drenas dhe ndërtimin e stadiumit sintetik në Komoran.

Ministri Gashi ka uruar qytetarët e Drenasit për nënshkrimin e këtij memorandumi. Ai tha se në takim Lladrovci kërkoi mbështetje për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës e cila i mungon Drenasit, dhe bëri të ditur se do ta përfshijnë në rishikimin e buxhetit për vitin 2019/2020.

“Është kënaqësi që të jem në takim me ju dhe përmes këtu ti urojë qytetarët e Drenasit për nënshkrimin e memorandumit rreth ndërtimit të stadiumit te Drenasit. Projekti është në fazën finale, për tri vjet i kemi paraparë 1milion e 500 mijë euro. Duke pasur parasysh se Drenasi ka një klub futbolli jashtëzakonisht të mirë dhe sportdashës, kemi qenë të interesuar të nënshkruajmë sot këtë memorandum në mënyrë që ti japim ndihmë komunës për përfundimin e këtij projekti që është jashtëzakonisht kapital për sportin dhe të rinjtë e Drenasit”, citohet të ketë thënë ai.

“Është moment i veçantë edhe për faktin se diskutuam tema për kulturën rininë e trashëgiminë. Diskutuam edhe për stadiumin kombëtar. Shume shpejt me komunën e federatën do të ndërtojmë stadiumin ndihmës që do të jetë me bari sintetik. Diskutuam edhe për stadiumin kombëtar, për procedurat deri ku kemi arritur. Kryetari kërkoi të mbështesim në projekte si shtëpia e kulturës që i mungon, projekt i cili do të planifikohet në fazën e rishikimit të buxhetit për vitin 2019/2020. Drenasi shumë shpejt do të fillojë ndërtimin e stadiumit”.

Gashi e Lladrovci kanë vizituar stadiumin “Rexhep Rexhepi” dhe lokacionin ku do të ndërtohet stadiumi nacional.

Më Shumë

Policia ndalon një veturë në Vërmicë, gjen katër refugjatë

Të hënën në fshatin Vërmicë të Prizrenit, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore ku ka gjetur 4 refugjatë. Shoferi, një mashkull kosovar, është...

Në rastin “Kobra”, babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Babai i viktimës Visar Cengut, Behar Cengu gjatë shqyrtimit gjyqësor që po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka thënë se arma nuk...

Lajmet e Fundit