Ministria e përjashton nga buxheti i 2015-s turizmin kulturor

MKRS-objektiAni pse deri më tani nuk ia ka dalë të hartojë një strategji a projekt konkret për promovimin e turizmit kulturor, Ministria e Kulturës sivjet e ka “liruar” veten krejtësisht nga ky sektor.

Në buxhetin për vitin 2015 nuk është paraparë asnjë cent për turizmin kulturor.

Njëjtë MKRS-ja kishte vepruar edhe vitin e kaluar.

Në vitet e mëparshme, për këtë sektor institucioni më i lartë kulturor në vend, kishte ndarë nga 100 mijë euro.

Por në shumicën e rasteve ato ishin orientuar në projekte të tjera.

Në janar të vitit 2013, MKRS-ja kishte njoftuar se ka shfrytëzuar 55 mijë euro të ndara për promovimin e turizmit kulturor më 2012 për t’i shpenzuar që Parkun Arkeologjik të Prishtinës ta shndërrojë në Qendër të Turizmit Kulturor.

Ky projekt, prej asaj dite e sot ende nuk është finalizuar.

Ekspertë të fushës së turizmit e trashëgimisë kulturore kritikojnë MKRS-në që tash e më shumë se një dekadë nuk e ka hartuar një strategji për promovimin e turizmit kulturor.

Nga ana tjetër, Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, edhe pse e ka përjashtuar këtë sektor nga buxheti i këtij viti, paralajmëron se mbështetja institucionale për këtë sektor është duke u përcaktuar në dokumentin e Strategjisë Nacionale për Trashëgimi Kulturore, dokument i cili ende nuk është përpiluar./Koha Ditore/

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit