16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Prizren: 3 vite e 6 muaj burgim për shantazhuesin në Facebook

facebookGjykata Themelore e Prizrenit Departamenti i Përgjithshëm, ia shqiptoi dënimin të akuzuarit Artist Durakut nga Prizreni me dënim unik prej 3 vite e 6 muaj burgim efektiv, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 200 euro.

Dënimi iu shqiptua të akuzuarit pasi u shpallë fajtor, për dy vepra penale të shantazhit nga neni 341 par.1 të KP-së, dhe për dy vepra penale të hyrjes në sistemin kompjuterik nga neni 339 par.1 të KP-së.

“I pandehuri me datën 23-24.11.2014 në intervale të ndryshme kohore, në vazhdimësi, në Prizren me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanos personin tjetër se do të zbuloj diç në lidhje me të ku do ta dëmtoj nderin apo autoritetin e saj”.

“I pandehuri A.Duraku, në mënyrë të kundërligjshme hynë në facebook-un e të dëmtuarës M.B. i siguron disa foto nudo, dhe më pas e shantazhon duke i thënë se këto foto nudo do ti publikoj në rrjetin social-internet, dhe nga ajo kërkon ti sjell shumën prej 50 euro”.

“Prej datës 04.11.2014 e gjerë më datën 21.11.2014 në intervale të ndryshme kohore, në vazhdimësi, i pandehuri duke ia përvetësuar fjalëkalimin e të dëmtuarës M.E., në mënyrë të kundërligjshme hynë në faqen e rrjetit social facebook, i siguron disa foto intime të dëmtuarës e më pas e shantazhon të dëmtuarën duke i thënë se këto foto do ti publikoj në rrjetin social- internet dhe nga ajo kërkon 250 euro në mënyrë që mos ti publikoj fotografit”, njofton zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit