15.5 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Ministrja Dumoshi ofron bashkëpunim institucional për Bienalen “Minifesta”

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,Vlora Dumoshi, priti sot në takim Drejtoreshën për Kulturë në Komunën e Prishtinës Blerta Basholli.

Drejtoresha Basholli, në këtë takim njoftues fillimisht uroi Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës duke i uruar që punën e mirë që e ka bërë në Komunën e Prishtinës si Drejtoreshë për Kulturë në qeverisjen e kaluar lokale, ta vazhdojë edhe në Ministrisë të cilën tash po e drejton.

Në takim u diskutuan dy pika kryesore si të rëndësisë më të veçantë, e para Bienalja Manifesta e cila i bën nderë Prishtinës që të jetë nikoqire në vitin 2022, për të cilën Ministrja Dumoshi shprehu gatishmërinë e saj dhe të Ministrisë, për bashkëpunimin sa më të mirë rreth kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore që pritet të ndodhë në Prishtinë dhe e dyta trashëgimia kulturore e objekteve të rëndësisë së veçantë për kryeqytetin.

Ministrja Dumoshi theksoi se ngjarjet kulturore në Prishtinë e edhe në qytetet e tjera të Kosovës, përveç se e pasurojnë jetën kulturore e sociale e ndihmojnë Kosovën që të futet në kalendarët kulturorë të Evropës e botës.

Ministrja Dumoshi dhe Drejtoresha Basholli, u dakorduan edhe për takime të tjera në të cilat edhe më në detaje do të shqyrtohen mundësitë për punën e përbashkët për kulturën në përgjithësi.

Më Shumë

Një burrë gjendet i vdekur pranë shtëpisë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugë të enjten, pranë shtëpisë së tij në fshatin Krstac i Epërm, në komunën e Dragashit. Policia...

Një furrë e bukës përfshihet nga zjarri në Rahovec

Një furrë e bukës në Rahovec, është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën “Selajdin Mullabazi”, rreth orës 22:05. Lajmin për Klankosova.tv e...

Lajmet e Fundit