19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Minoritetet kërkojnë ulëset e rezervuara

NenadRashiq-MPMSQeveria e Kosovës ka miratuar dhe ka proceduar për në Kuvend propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e amendamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me sektorin e sigurisë në vend, ku parashihet të bëhet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Megjithatë, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, kanë kërkuar që gjatë ndryshimeve të Kushtetutës të kihen parasysh kërkesat e komuniteteve pakicë për zgjatjen e mandateve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka thënë për Radio Kosovën në gjuhën serbe se do të jetë e vështirë për t’i bindur deputetët joshqiptarë të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) nëse në të njëjtën kohë shumica nuk e mbështet idenë për zgjatjen e mbajtjes së vendeve të rezervuara në Kuvend nga ana e pakicave.

“Nuk jemi duke e kushtëzuar, por fuqimisht dhe në mënyrë të qartë kërkojmë që ulëset e rezervuara, që janë të rëndësishme për pakicat, të miratohen në të njëjtën pako të përbashkët. Pra, nuk do të shantazhojmë apo të kushtëzojmë, por kërkojmë reciprocitet dhe trajtim të drejtë”, ka thënë Rashiq.

Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e quan të jashtëligjshme kërkesën e pakicave, që në kuadër të ndryshim-plotësimit të Kushtetutës të përfshihen edhe kërkesat e pakicave për vendet e rezervuara. Krasniqi ka thënë se kërkesat e tyre janë në kundërshtim me dokumentin gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit.

“Pakicat nuk kanë të drejtë ta bëjnë kërkesën që janë duke e bërë. Ato i kanë pasur dy mandate me dokumentin gjithëpërfshirës. Ato dy mandate tani përfundojnë dhe kërkesat e tyre janë të jashtëligjshme, nuk përkojnë me ato të drejta që i kanë pasur me dokumentin gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari”, është shprehur Krasniqi për Radio Kosovën.

Më Shumë

Ndahet nga jeta Hajdin Berisha, kryetar i NISMA-s në Malishevë

Hajdin Berisha, kryetar i NISMA Socialdemokrate në Malishevë është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga NISMA përmes një njoftimi zyrtar, përcjell...

Superkupa në Rahovec, i kushtohet Izet Gjinovcit

Të shtunën zhvillohen ndeshjet për Superkupën e Kosovës në hendboll. Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshjet të zhvillohen në...

Lajmet e Fundit