11.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

MINUSI I JAVËS NË PRIZREN: Përplasja e koalicionit

 

Partitë e koalicionit në Prizren, u përplasën në Kuvend.

Këshilltarët e LDK-së dhe VV-së, dolën kundër drejtorëve të Ekzekutivit që vijnë nga radhët e Nismës.

Ata akuzuan këtë subjekt politik për keqqeverisje.

Nisma, ndërkaq, i ka quajtur shpifje deklarimet e këshilltarëve të LDK-së e LVV-së.

“Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë spektrin politik në Prizren se NISMA Socialdemokrate dhe mbështetësit e saj, kanë qenë vendimtarë për ndryshimin e qeverisjes në Prizren”, thuhet në reagimin e Nismës.

Këshilltarët e LDK-së, Haziz Hodaj dhe Petrit Hoxhaj i ka quajtur shërbëtorë të Klanit “Pronto”, ndërkaq ata të VV-së,, Mimoza Bushrani dhe Karanfil Haxhillarin adoleshentë politik.

Katër kuvendarët e etiketuar nuk e kanë kursyer partnerin e koalicionit, Nisma.

Ata i janë përgjigjur me të njëjtën gjuhë.

“Maja e mafiozitetit sulmon duke mëndu se sulmi është mbrojtja ma e mirë!”, kundërpërgjigjet Hodaj.

“Sa i përket reagimit të Nismës, nuk kam koment. Po e marr si shpërthim emocional të pakontrolluar. Ndryshe nuk komentohet ajo deklaratë qesharake”, ka shkruar Haxhillari.

LVV-ja, LDK-ja e Nisma janë pjesë e koalicionit qeverisës në Komunën e Prizrenit bashkë me partitë e komuniteteve joshumicë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Banorët e lagjes “Ortakoll” në Prizren në qendër të nismës për përmirësimin e hapësirave publike

Organizata “EC Ma Ndryshe” ka filluar zbatimin e një nisme të re të quajtur “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”),...

VV-ja e përmend Andin Hotin si alternativë për president

Andin Hoti është emri i radhës që po diskutohet për pozitën e presidentit. Siç raporton Nacionale, Glauk Konjufca ka refuzuar të përfshihet në këtë procedurë. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ Plani...

Lajmet e Fundit