2.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Miqtë e Kosovës udhëheqës në dhomat e Kongresit

SHBAKongresi i ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i 114 me radhë, është mbledhur dje në Washington me ç’rast ka zgjedhur edhe lidershipin.

Është zgjedhur kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner si dhe udhëheqësi i ri shumicës në Senat, senatorin Mitch McConnell.

Kongresi i ri Amerikan, pas tetë vjetësh, ka hyrë i dominuar nga republikanët konservatorë. Në Dhomën e Përfaqësuesve republikanët kanë 246 vende nga gjithsej 435, ndërkaq në Senat kanë 55 nga 100 anëtarë.

Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve, kongresisti John Boehner do të jetë sërish figura e dytë me fuqi politike në pushtetin amerikan, raporton RTK.

Dy vjet më parë, në një takim me ish kryeparlamentarin e Kosovës, Jakup Krasniqi në Washington, Bohner deklaronte se ‘mbështetja amerikane për Kosovën që nga vendosja e ushtarëve deri tek ajo politike e diplomatike ka qenë dhe mbetet dypartiake’.

Udhëheqësi i Senatit në anën tjetër, Mitch McConnell ishte ligjdhënësi më këmbëngulës në Kongres për armatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një kërkesë që ai i drejtonte më 1999 qeverisë amerikane duke sponsorizuar për këtë edhe një rezolutë.

Kongresi amerikan me të drejt është quajtur djep i demokracisë i një vendi që ka ndryshuar botën. Pikërisht në Kongresin Amerikan tash e 25 vjet më parë filluan përpjekjet për ndryshimin e politikave të Departamentit të Shtetit për jetësimin e aspiratave politike dhe njohjen e së drejtës të Kosovës për vetëvendosje.

Përmes rezolutave të shumta, kongresistë, senatorë nga të dy dhomat ngrisnin vetëdijen e publikut dhe të Shtëpisë së Bardhë për përpjekjet e Kosovës për liri, për ta shndërruar më vonë politikën amerikane në flamurtar të ndryshimeve që sollën përfundimisht lirinë dhe njohjen ndërkombëtare.

Më Shumë

35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot shënohen 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës, një ngjarje që hapi për Shqipërinë një epokë...

Mori 14 mijë € kamatë, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka  njoftuar se ndaj të pandehurit me inicialet M.I., ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si...

Lajmet e Fundit