Miratohen disa konkluza në Bruksel për liberalizimin e vizave për Kosovën

Liberalizimi i vizave për Kosovën vazhdon të jetë në rrugën e duhur edhe pas takimit të deritashëm të Këshillit për Punët e Përgjithshme të BE-së që po mbahet sot në Bruksel.

Gjatë këtij takimi, ministrat e Bashkimit Evropian i miratuan disa konkluza mbi përparimin e vendeve sa i përket procesit të zgjerimit.

Sipas një teksti që e ka parë REL-i, ministrat kanë përshëndetur përparimin që e ka bërë Kosova në procesin e reformave, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit si dhe në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, është kërkuar vazhdimi i përpjekjeve për luftë kundër krimit të organizuar.

“Në konkluza shprehet mbështetja edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe pritja që çështja të përmbyllet sa më shpejt.” – thuhet në raportim.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit