4.9 C
Prizren
E premte, 12 Dhjetor, 2025

Miratohet marrëveshja e bashkëfinancimit për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë, ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes së bashkëfinancimit për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, teksa propozoi miratimin e kësaj nisme tha se ndërtimi i kësaj rruge që është marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, do të ndikojë në zhvillimin e qëndrueshëm të të dyja vendeve.

Çfarë janë ProHealth Cables?

“Me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Maqedoninë, ministria propozon miratimin e nismës për lidhjen e marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit detal për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë”.

“Ndërtimi i kësaj rruge është një proces që ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm të të dyja vendeve”, ka thënë zëvendësministrja.

Rruga Prizren-Tetovë, ndonëse është premtuar nga shumë qeveri në Kosovë se do të ndërtohet, punimet në realizimin e këtij projekti ende nuk kanë filluar.

Në shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtur mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Kryeministrat dhe ministrat dikasterial patën nënshkruar Memorandumet për Mirëkuptim mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për përcaktimin e fushëveprimit të përgjithshëm të bashkëpunimit lidhur me studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë./Telegrafi

Më Shumë

Sot pa rrymë disa zona në Prizren e Suharekë, KEDS kryen punime në rrjet

KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së sotme disa zona në Prizren dhe Suharekë do të mbesin pa energji elektrike për shkak të punimeve...

Smajl Latifi betohet për mandatin e katër radhazi

Është mbajtur mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Rahovecit, ku kryetari i komunës, Smajl Latifi, dhe 27 asamblistë kanë dhënë betimin e tyre. Me...

Lajmet e Fundit