16.1 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Mjekët në Suharekë s’dijnë si të veprojnë me qytetarët që u skadoi afati për marrjen e dozës së dytë të vaksinës

Janë bërë gati dy muaj prej që L.B nga Suhareka i ka kaluar termini për marrjen e dozës së dytë.

Kjo për shkak të problemeve shëndetësore kronike të cilat iu kanë shfaqur gjatë kësaj periudhe.

Edhe pse gjendja e saj është stabilizuar, ende nuk po arrin të marrë vaksinën anti-COVID për arsye se mjekët e qendrës së vaksinimit në Suharekë janë në dilemë se si të veprohet me të tilla raste.

“Diku pesë pacientë i kemi evidentuar që iu ka kaluar afati për marrjen e dozës së dytë dhe nuk e kanë marr vaksinën për shkak se kanë pasur probleme shëndetësore ose ndonjë intervenim”, deklaroi Besa Kuqi, drejtoreshë e Shëndetësisë në Suharekë.

Pas arrestimit të tetë personave – reagon Sveçla, zotohet për diçka
Drejtuesja e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, thotë se për raste si këto adresimet i kanë bërë në Komitetin për Imunizim, por pa përgjigje deri më tani.

Këto raste, sipas saj, i përkasin moshës së mesme dhe të shtyrë, të cilët janë me sëmundje kronike.

Mimoza Hoxha garon në listën e LDK-së për kuvendare të Kuvendit të Prizrenit

Megjithatë, MSH thotë se edhe për këto situata stafi është trajnuar me kohë.

“Stafi i kujdesit parësor shëndetësor është njoftuar në detaje për mënyrat e administrimit të vaksinës, kohën kur jepet doza e parë dhe kur e dyta, situatat kur personat për arsye shëndetësore duhet shtyrë vaksinimin dhe afatet optimale të vaksinimit. Komiteti për Imunizim do t’ua përcjellë sërish rekomandimet mjekëve të kujdesit parësor”, tregojnë nga Zyra e Informimit në MSH.

Deri më tani Suhareka ka administruar mbi 40 mijë doza të vaksinën anti-COVID.

Më Shumë

Liria në ndjekje të Superligës, vetëm tri pikë larg kreut

Liria ka vazhduar formën e mirë në Ligën e Parë, duke marrë një fitore bindëse 5:2 ndaj Trepçës, rezultat që e mban fuqishëm në...

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Lajmet e Fundit