10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Moisiu, aktori gjenial

Franc Kafka, shkrimtari dhe filozofi i madh gjerman do e cilësonte si një zë unik në skenë. “Mimika dhe xhestet e tij si aktor, janë të papërsëritshme”,- do shkruante ai. Ndërsa Maks Brod do shprehej se Hamleti ka lindur për Moisiun dhe Moisiu ka lindur për të interpretuar Hamletin.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku prej zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritet si një ndër aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanishtfolëse.

Aleksandër Moisiu lindi në qytetin e Durrësit, në vitin 1879. Prindërit e aktorit të shquar shqiptar ishin nga vende të ndryshme. I ati nga Kavaja ndërsa e ëma ndodhej në Jug të Italisë. Kur prindërit e tij u bashkuan ai e kalon rininë e tij në qytetin e Triestes, duke u larguar në moshën 20 vjeçare për t’u vendosur në Vjenë të Austrisë. Aty Moisiu pati fatin të njihte aktorin Xhozef Kainz, i cili e ndihmoi shumë aktorin të hidhte hapat e parë në botën e aktrimit.

Pas luftës së parë Botërore ishte momenti kur Aleksandër Moisiu filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një yll i ri i teatrit. Më pas aktori merr vendimin për tu zhvendosur në Pragë dhe në Berlin, ku njihet me aktorin Maks Reinhard. Pikërisht në “Reinhard Ansamble” në Rusi, aktori i shquar do të vlerësohet me çmimin e parë nga dramaturgu dhe kritiku Anatoly Lunacarsk për interpretimin e tij tek “Edipi”. Ky ishte çmimi i parë në karrierën e Moisiut dhe vazhdën e interpretimeve të tij gjeniale.

Aktori i madh shqiptar interpreton “Hamletin” në teatrin popullor të Vjenës në vitin 1922 dhe më pas në “Romeo dhe Xhuljeta”, duke lënë pa fjalë spektatorët dhe kritikën. Pas këtyre roleve gjeniale u vulos fama e tij e përjetshme në historinë e teatrit botëror.

Moisiu interpretoi gjithashtu në dhjetë filma, ku tetë ishin pa zë.

Më Shumë

17 vite nga vdekja e këngëtares së shquar shqiptare, Nazmie Hoxhës

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë. Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar...

Joshua: Usyk do të jetë fitimtar ndaj Furyt

Anthony Joshua ka bërë një parashikim të guximshëm se kush do ta fitojë përballjen mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk. Më 18 maj, dy...

Lajmet e Fundit