Deputeti i PD-së, bën thirrje të bojkotohen pijet amerikane

Gezim Kelmendi- PDDeputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social ‘Facebook’ u ka bërë një kërkesë qytetarëve kosovarë që të mos i konsumojnë pijet e gazuara “Coca–Cola”, “Fanta”, “Sprite” dhe “Schweppes”.

“Të nderuar vëllezër dhe motra, kam një kërkesë- lutje nga ju. Duke besuar në virtytet dhe zemrat e juaja, ju lus me sinqeritetin më të thellë që t’i bojkotoni, mos i konsumoni ‘Coca Colën, Fantën, Sprite dhe Schweppes’. Ngase këto produkte janë të atij “regjimi” që po vret dhe masakron popullin palestinez. Mos të bëhemi në mënyrë indirekte vrasës të palestinezëve me paratë tona. Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar Kelmendi.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit