Momenti kur aeroplani i vogël përplaset në autostradë në Florida, piloti shpëton pa ndonjë lëndim serioz

Ky është momenti kur një aeroplan i vogël përplaset në autostradë në Florida, kjo pasi që piloti nuk i kishte bërë mirë llogaritë sa i përket nivelit të karburantit që kishte në rezervuar.

Remy Colin, 40-vjeç, ishte personi i vetëm brenda fluturakes, që mrekullisht shpëtoi me lëndime të vogla pavarësisht që u përplas në Orlando, transmeton Telegrafi.

Përplasja ndodhi në orën 16:00 gjatë të premtes dhe siç mund të shihet në video, rruga frekuentohej nga shumë qytetarë.

Colin menaxhon kompaninë Aerial Messager, e cila nga viti 1999 ofron një gamë të gjerë të reklamave që realizohen në ajër – duke zbuluar transparentë të ndryshëm.

Videoja e përplasjes është filmuar nga një kalimtar rasti, ku shihet momentin i përplasjes së aeroplanit që sipas policisë së Floridas ndodhi si pasojë e një defekti teknik.

Në anën tjetër Colin ka bërë të ditur se ishte shpërqendruar duke tentuar ta rregullojë radiolidhjen e prishur, si dhe ishte kapluar nga paniku pasi kishte humbur shumë karburant. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit