Momenti kur futbollisti i Montpellier e kuptoi që e humbi nënën (VIDEO)

Futbollistit të skuadrës franceze, Montpellier, Issiaga Sylla, i ndodhi një ngjarje e rëndë në ditën e djeshme, kur ai dhe skuadra e tij ishin duke u përgatitur në fushë para ndeshjes me Nantes.

Derisa skuadrat ishin duke u përgatitur para ndeshjes Sylla mori lajmin e rëndë për vdekjen e nënës së tij.

Mbrojtësi u ngushëllua nga shokët e skuadrës, ndërsa gjeti gjithsesi forcën për të zbritur në fushë ashtu siç ishte parashikuar, madje duke u aktivizuar për 90 minuta në triumfin e e skuadrës së tij me rezultat 0:3.

 

29-vjeçari është një nga titullarët më të vlerësuar në radhët e Montpellier teksa këtë sezon në Ligue 1 numëron 15 paraqitje, prej të cilave ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tre asistime.

29-vjeçari luan për reprezentacionin e Gunieas, me të cilët numëron 70 paraqitje dhe tre gola. Albanian Post

Më Shumë

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka. Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi...

Lajmet e Fundit