Morena Taraku në studio për këngën e re?

Ajo ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e publikun.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Morena Taraku, e cila prej më shumë se një vit i ka munguar skenës muzikore shqiptare.

Zeshkania së fundmi ka lënë të dyshohet se po vjen me këngë të re, pasi është shfaqur në një studio muzikore.

Foto: Screenshot/Instagram

“Faleminderit që ekziston”, ka shkruar ajo.

Sidoqoftë, artistja nga Peja nuk ka dhënë ndonjë detaj se çfarë po përgatit saktësisht.

I fundit realizim nga Taraku mbetet “Money” në bashkëpunim me reperin gjilanas, Fero.

Ndërsa sa i përket projekteve solo, “Alexander” titullohet projekti i 28-vjeçares i lansuar në vitin 2020. /Telegrafi/

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Lajmet e Fundit